Pas një viti e gjysmë aspak pozitiv në skuadrën skoceze të Glasgow Rangers, Eros Grezda ka vendosur të rikthehet në kampionatin kroat dhe pikërisht te skuadra e Osijekut, ku edhe ka kaluar vitet më të mira të karrierës.

Sulmuesi gjakovar i Kombëtares Shqiptare u transferua në mënyrë të bujshme te Rangers në verën e 2018-ës, pasi u kërkua me ngulm nga vetë Stiven Gerrard, por aventura skoceze nuk i shkoi aspak ashtu si♪5 e kishte parashikuar.Fillimisht disa dëmtime që e lanë shumicën e kohës jashtë dhe më pas një incident në një ndeshje me ekipin e të rinjve, bënë që Grezda të nxirrej jashtë planeve nga Gerrard dhe Rangers të hiqte dorë përfundimisht nga ai pak ditë më parë. “Kam pasur disa oferta, nga Kroacia, por edhe nga shtete të tjera, Janë interesuar për mua edhe klubie si Rijeka e Hajduku, por vendosa të rikthehem te Osijek dhe jam shumë i lumtur për këtë”, deklaroi Grezda në prezantimin në klubin kroat. Kujtojmë që Grezda ka humbur vendin edhe në Kombëtaren shqiptare, që kur në stol u ul Edi Reja, ndërsa për të riveshur fanellën kuqezi, do të duhet fillimisht të rigjejë formën më të mirë.

Flash Lajme

Më të lexuarat