Derbi i Manchester-it mes United dhe City në kuadër të raundit çerekfinal të EFL Cup është ndezur tashmë.

David de Gea dhe Sergio Aguero nuk kanë pritur për të zbritur në fushë, duke u përplasur edhe në rrugë.

Natyrisht, për shkak të miqësisë së tyre te Atletico Madrid, de Gea dhe Aguero kanë një marrëdhënie të mirë dhe mund ta teprojnë edhe me ngritje të gishtit të mesit.

Një fotografi e portierit spanjoll me gishtin e mesit të ngritur drejt Agueros është bërë virale tashmë në rrjet. Gjithçka ka ndodhur në një restorant në fshatin Hale, Cheshire dhe De Gea e përshëndetën duke ngjitur gishtat e mesëm drejt argjentinas, siç shihet në foto.

Sfida e parë foli në favor të Cityt, me kampionët në fuqi të Premier League që triumfuan me shifrat 3-1 në “Old Trafford”.

Tags:De Gea

Flash Lajme

Më të lexuarat