Bayern Munich është rikthyer te rezultatet pozitive në kampionat, por situata te bavarezët nuk është se është aq e qetë brenda grupit.  Gazeta “Bild” bën me dije se Jerome Boateng dhe Leon Goretzka u bënë protagonistë të një sherri në stërvitjen e ditës së sotme.

Një ndërhyrje e ashpër e Goretzka bëri që Boateng të humbte kontrollin dhe goditi me shuplakë në fytyrë shokun e skuadrës. Për ta vërtetuar këtë gjë, “Bild” publikoi edhe foton e incidentit.

Ishin lojtarët e tjerë ata që ndërhynë për të qetësuar situatën, ndërkohë që nuk e kursyen qortimin ndaj Goretzka për ndërhyrjen e rëndë. Sipas “Bild”, Muller i tha Goretzkës: “Gjithmonë i njëjti muhabet me ty”.

Image

Flash Lajme

Më të lexuarat