FIFA ka zhbllokuar merkaton e Luftëtarit, që tashmë mund të manovrojë për të fedruar lojtarë të rinj, përpara se të mbyllet dritarja e janarit. Bluzinjtë besonin se situata që ishte bërë e komplikuar, për shkak të mos pagesave ndaj futbollistit brazilin Marco Aurelio, do të zgjidhej dhe në fakt ashtu ndodhi.

Email i ardhur nga FIFA i ka dhënë “ok” përpjekjeve të klubit për të manovruar në merkato. Luftëtari ka rreth 24 orë për të bërë lëvizjet e dëshiruara në merkato, apo të federojë lojtarët me të cilët ishte akorduar, përpara se të mbërrinte vendimi i FIFA-s.

Sipas asaj që kishte deklaruar më parë tekniku Çoçlli, bluezinjtë kanë gjetur marrëveshjen me disa lojtarë të rinj, të cilëve u mungonte vetëm federimi për të zbritur në fushë. Por tani mund të nxitojnë për të përforcuar skuadrën me lojtarë të huaj, në tentativë për të siguruar mbijetesën në elitën e futbollit shqiptar.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All