Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka qenë një titullar i padiskutueshëm ku shpesh herë është vlerësuar pozitivisht nga mediat italiane. Së fundmi në lidhje më të ardhmen e Hysajt ka folur edhe menaxheri i 25 vjeçarit, Mario Giuffredi.

Ky i fundit në një deklaratë për mediet italiane ka zbuluar se mbrojtësi shqiptar mund të largohet nga Napoli në fund të këtij sezoni, transmeton oranews. Kontrata e Hysajt me Napolin mbaron në fund të sezonit të ardhshëm, por gjendja e tij në klub është e komplikuar. “Kemi folur për këtë, Napoli e di gjendjen e tij. Do të presim për përgjigjet dhe kur t’i marrim do ta shohim çfarë ndodh. Ekziston dëshira për shitjen e tij në verë”, tha Guiffredi.

Flash Lajme

Më të lexuarat