Lionel Messi meriton të fitojë një Kupë me Argjentinën, kështu thotë Alejandro Domínguez, presidenti i Conmebol. Ai ka lënë prapa kritikat e shumta që kjo organizatë kishte marrë nga Lionel Messi pas eliminimit nga Kupa e Amerikës në vitin 2019.

“Unë mendoj se Lionel Messi e meriton të fitojë një Kupë (Copa America). Leo ka fituar gjithçka dhe po i mungon ky titull. Do të ishte shumë e dobishme për lojtarin dhe vendin. Vetëm mund të them se kur fiton futbolli, fiton edhe Conmebol”, deklaroi ai. Messi kishte kritikuar këtë organizatë edicionin e kaluar, duke e fajësuar për eliminimin nga Kupa e Amerikës në vitin 2019 nga Brazili.

Flash Lajme

Më të lexuarat