Komiteti Olimpik i Italisë i ka bërë kërkesë qeverisë italiane që të suspendojë të gjitha sportet, dhe kësaj thirrje i është përgjigjur pozitivisht kryeministri Giusepe Conte.

Pas këtij vendimi, në tollovi është edhe Liga e Kampionëve, pasi dy skuadra si Juventus e Napoli luajnë në 1/16-ën e finales.

Tashmë, ndeshja mes Juventus dhe Lyon rrezikon që nëse jo të suspendohet, atëherë të luhet në një vend tjetër, dhe për këtë duhet pritur deri në vendimin e radhës të UEFA, shkruan lajmi.net.

Në anën tjetër, meqë Italia ka mbyllur kufijtë dhe askush nuk mund të largohet nga vendi, në dyshim vihet edhe ndeshja mes Barcelonës dhe Napolit.

Tashmë, sipas Josep Capdevila, ndeshja mes Barcës e Napoli është më afër të suspendohet, sesa të luhet pa tifozë.

Mbetet të shihet se çfarë zgjidhje do të ofrojë UEFA për situatën e jashtëzakonshme të krijuar nga Coronavirusi. /Lajmi.net/

Flash Lajme

Më të lexuarat