Jo vetëm Interi, por edhe Juventusi është interesuar për Lukakun

Romelu Lukaku ka treguar edhe njëherë se Juventusi është interesuar për të aq sa Interi, por në fund vendosi të punojë me Antonio Conten dhe ta veshë fanellën e klubit që e ka veshur idhulli i tij, Ronaldo Fenomeni.

“Ishte afër, shumë afër, por mendja ime ishte gjithmonë te Interi dhe te trajneri. Kur kam qenë fëmijë, e kam shikuar Adrianon, Ronaldon, Christian Vierin dhe kështu kur Interi më bëri ofertë, pranova – Conte me ka dashur edhe te Chelsea dhe Juventusi”.

“Ishte sikur, tani është koha të shohim se si është (Në Itali te Inter). Më e rëndësishmja ishte që të kthehem në formë. Është më ndryshe këtu, punohet shumë… ohh zoti im… pyeteni një ditë Ashley Youngun…”, tha duke qeshur Lukaku. /Gazeta Express/

Flash Lajme

Më të lexuarat