Aubameyang do të jetë transferimi i parë i Man Utd gjatë verës.

Pierre Emerick Aubameyang pritet të jetë lëvizja e parë e Manchester United, gjatë merkatos së verës.

Raportime nga mediet britanike insistojnë për një befasi të madhe që mund të ndodh në dritaren e transferimeve të verës.

Është ylli i Arsenal, Aubameyang, ai që tashmë lidhet me skuadrën e Manchester United, transmeton lajmi.

Sulmuesi nga Gaboni sipas të gjitha gjasave nuk do ta vazhdojë kontratën me Arsenal dhe do të kërkojë skuadër të re.

Pasi Barcelona thuhet të ketë hequr dorë nga ai, tashmë Manchester United në mënyrë të befasishme i është futur garës për të.

Auba po kalon në një formë të lartë këtë edicion, ku deri më tani ka shënuar 20 gola.

Flash Lajme

Më të lexuarat