Një mbledhje mes Federatës Spanjolle, La Liga dhe Sindikatës së Futbollistëve Spanjollë, ka hartuar planin paraprak për kthimin në fushë të kampionatit elitar në këtë vend, në tentativën për të mbyllur sezonin.

Kërkesa bazë ishte që të mos kishte ndeshje me më pak se 72 orë diferencë nga njëra-tjetra, siç e parashikon edhe rregullorja e UEFA-s. Kjo ishte kërkesa parësore e Sindikatës së Futbollistëve, të cilët deshën të siguroheshin gjithashtu se në të gjitha ndeshset, do të kishte edhe ndalesa për t’u rifreskuar në secilën pjesë, sepse kur planifikohet të luhen kampionatet, temperaturat janë shumë të larta.

Objektivi është që stërvitjet të fillojnë në maj dhe që kampionati në luhet që në ditët e para të qershorit për të vazhduar më tej në korrik. Ndaj fundjava e 5-6-7 qershorit është vënë si objektiv i parë për të filluar, sigurisht duke u shtyrë nëse situata nuk është normalizuar disi deri atëherë.

Gjithsesi, të gjitha palët janë të ndërgjegjshme se nuk do të luhet me dyer të hapura. Qeveria spanjolle ka bërë të qartë se të paktën deri në shtator nuk do të lejojë grumbullime masive e këtu nuk përjashtohet as futbolli, me sfidat e La Liga të fundit të këtij sezoni e ndoshta të fillimit të atij pasardhës, që do të mund të ndiqen vetëm nëpërmjet televizorit.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All