Bruno Danovaro po tymoste një cigare në rrugën e shtëpisë, kur tre agresorë e kanë rrethuar, duke i kërkuar që të dorëzonte portofolin. Gjithsesi ata nuk e dinin se kë kishin përballë.

52-vjeari është ekspert i arteve marciale. Në fillim në judo, më pas boks e karate. Ka fituar të gjithë 112 ndeshjet e zhvilluara e rezultati ishte: tre agresorët në spital, portofoli aty ku ishte në fillim.

Episodi është rrëfyer nga Secolo d’Italia, që ka siguruar edhe dëshminë e Danovaro: “Reagova instiktivisht. Më vjen shumë keq për atë që ndodhi, por më sulmuan ata të parët. Shpresoj të jenë mirë e t’u shërbejë për mësim atyre e të gjithë keqbërësve”.

Danovaro ka një histori të pabesueshme: mund të shkonte në Seoul 1988 me kombëtaren e judo, por zgjidhi të kërkonte fatin në Shtetet e Bashkuara, ku mori një nderim nga George Bush për impenjimin e tij kundër dopingut në palestra.

Beteja kundër dopingut, së bashku me vullnetarizmin për fëmijët e në spitale, ka shoqëruar jetën e kampionit, që është kërcënuar shpesh edhe nga narkotrafikantët.

Tags:Bruno Danovarojudo

Flash Lajme

Më të lexuarat