E gjithë bota vijon betejën me Covid-19 por në këtë periudhë të vështirë nuk mungojnë as lajmet pozitive, një i tillë vjen nga Turqia. Fatih Terim është shëruar nga coronavirus teksa testi i fundit ka rezultuar negativ.

Trajneri i Galatasaray e ka bërë publik ketë lajm në një postim në faqen e tij në Instagram.

Tre javë më parë “perandori” ishte shtruar në spital por për fat të mirë trupi i tij reagoj shkëlqyer ndaj terapisë ku iu nënshtrua duke bërë që të largohet nga spitali më shpejt se sa parashikohej. Trajneri i famshëm turk tashmë mund të pushoj i qetë në shtëpinë e tij përpara se të rikthehet sërish të drejtoj Galatasaray nga stoli.

Tags:Fatih Terim

Flash Lajme

Më të lexuarat