Prania e vazhdueshme e Karim Benzemas te Real Madrid dhe simpatia që Zinedine Zidane ka për të, nuk do të ndalojë ‘Los Blancos’ të shkojnë pas dy talentëve më emocionues të futbollit.

Daily Mail raporton se Real Madrid janë të interesuar të nënshkruajnë me Erling Haalandin e Borussia Dortmundit dhe Kylian Mbappen e PSG-së, përcjell lajmi.net.

Për norvegjezin e ri, Real Madrid do të veprojë këtë verë, me t’u hapur afati kalimtar, ndërsa për Kylian Mbappen, në verën e ardhshme.

Haaland dhe Mbappe, kanë gëzuar formë të mirë këtë sezon, dhe mosha e tyre e re, bën të kuptohet se në të ardhmen ata do të kenë fjalën e fundit në sportin më të dashur në botë, futbollin./Lajmi.net/

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All