Russell Westbrook po tregohet një njeri i madh edhe jashtë parketit të NBA.
Basketbollisti i Houston Rockets, ish MVP në NBA, po vazhdon të jap kontributin e tij në luftën kundër koronavirusit.
Më herët gjatë kësaj jave, Westbrook dhuroi 650 kompjuterë për studentët e Houston, por kjo duket se nuk ka mjaftuar për basketbollistin amerikan.
Sot, Westbrook ka ndihmuar me dhurimin e 4.2 milionë maskave medicinale, për punëtorët e mjekësisë, transmeton lajmi.net.
Ish anëtari i Oklahoma City i bashkohet kështu një numri të madh sportistësh e skuadrash që dhurojnë ndihma në luftën kundër pandemisë. /Lajmi.net/