Hakim Ziyech ishte një nga futbollistët më të kërkuar të Ajaxit.

Menjëherë pasi u konfirmuar zyrtarisht se kampionati “Eredivise” është anuluar, lojtari holandez ka zbuluar të ardhmen e tij.

27 vjeçari në një prononcim për media ka thënë se që nga data 1 e muajit Korrik të këtij viti do të jetë lojtar i Chelseat.

Sipas tij, marrëveshja është mbyllur qysh në Janar, kurse më kërkuesi për ta përfunduar këtë marrëveshje ka qenë trajneri Lampard.

“Nënshkrimi im ekziston, kështu që po, me 1 korrik do të jem lojtar i Chelsea. Kurrë s’kam menduar ndryshe”, tha mes tjerash Ziyech.

Flash Lajme

Më të lexuarat