Ylli holandez i futbollit, Memphis Depay, ka treguar dëshirat e tij për të ardhmen.

Tashmë anëtari i Olympique Lyon, Depay, ka filluar të prodhojë edhe muzikë. Këtë duket se synon ta bëjë edhe më vonë.

Sipas komenteve të tij të fundit, pas pensionimit në futboll, lojtari dëshiron të ketë një karrierë në muzikë.

“Kam shumë ëndrra. Ndoshta do t’i përjetoj ato një ditë. Nëse mund ta imagjinoj, mund ta bëj”, ka thënë Depay.

“Do të më duhen artistë që më sjellin energjinë e turmës. Më duhet një producent. Nuk mund të prodhoj vet në studio”, ka shtuar holandezi.

Depay është në kontratë me Lyon deri në verën e vitit 2021, por nuk do të thotë se kjo do të jetë kontrata e tij e fundit, pasi ai është akoma vetëm 26 vjeçar.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All