FSHF-ja ka vlerësuar për kontributin në luftën kundër koronavirusit të 3 gjyqtarëve anësorë Ridigert Çokajn, Fatmir Lamën dhe Redi Zaimi.

Me rastin e Ditës Ndërkombëtarëve të Infermierëve, institucioni përfaqësues i futbollit shqiptar vlerëson 3 asistentët e futbollit tonë që po u shërbejnë qytetarëve në këtë periudhë të vështirë të pandemisë së koronavirusit.

Mesazhi FSHF-së:

Dita Ndërkombëtare e Infermierëve, një ditë ku duhet të përulemi dhe falenderojmë përzemërsisht të gjithë infermierët në të gjithë Shqipërinë që na shërbejnë çdo ditë të vitit.

Sot në këto kohë të pazakonta për shkak të Covid-19, duhet të jemi krenar për Ridigertin, Fatmirin dhe Rejdin, tre asistentë të shkëlqyer, të cilët kanë qënë çdo orë në shërbim të qytetarëve në pritje të rikthimit në fushat e blerta për të dhënë drejtësi.

Ju faleminderit!

Tags:Arbitratmjekë

Flash Lajme

Më të lexuarat