Federata Shqiptare e Futbollit ka organizuar ditën e sotme në selinë e re një takim me presidentët e klubeve të Kategorisë së Parë, me të dyja grupet përkatëse ku u diskutua mbi rifillimin e garës për këtë ligë.

Kjo iniciative e FSHF-së u drejtua nga Sekretari i Përgjithshëm Ilir Shulku i cili i sqaroi të pranishmit me komunikimet e deritanishme me përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë dhe detaje në lidhje me protokollin që do të përdoret.

Drejtuesit e klubeve morën përsipër zbatimin e tij në praktikë. Në takim mori pjesë edhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv Abdyl Kuriu. Gjatë takimit u shpjegua dhe kalendari që duhet të ndiqet ku dhe u ra dakort që kampionati për këtë kategori të rifillojë në datën 7 qershor 2020.

Tags:Kategoria e Parerifillimisezoni

Flash Lajme

Më të lexuarat