Federata Futbollistike e Italisë shqyrton mundësinë që të mbyll Seria A me plej off, në rast se situata me pandeminë “Covid 19” ndalon sezonin, i cili duhët të vazhdojë pas 14 qershorit.

Në takimin ishte prezent presidenti e FIGC, Gabriele Gravina, shefi i Lega Serie A, Dal Pino, dhe ata që ishin përgjegjës për Serie B dhe Serie C.

Në këtë mbledhje u vendos që të sezoni të mbyllet me 20 gusht, ndërsa sezoni i ri të nis më 1 shtator. Në skenarin më të keq , nëse ndërpritet sërisht sezoni, garat do të vazhdojnë me plej off. Mirëpo nëse nuk ka kushte për një gjë të tillë, atëherë do të merret parasysh pozitat e ekipeve në tabelën e klasifikimit.

Lajm i mirë është se në Itali është arritur marrëveshje për protokollin mjekësor, dhe skuadrat mund të punojnë në stërvitje grupore.

Flash Lajme

Më të lexuarat