Nëse Werder Bremen është me një këmbë në Bundeligën 2, Milot Rashica me siguri do të largohet nga skuadra për t’u transferuar në një ekip të madh.

Sulmuesi 23 vjeçar ka shkëlqyer me fanellën e klubit gjerman dhe për këtë arsye shumë skuadra të njohura kanë shfaqur interes për të.

Mirëpo klubi i vetëm që plotëson kushtet e vendosura nga Werder, është ai i Napolit në Itali.

Sipas asaj që raportojnë mediat në Itali, skuadra napoletane është e gatshme të paguajë 30 milionë euro për Rashicën, shifër kjo që është pranë asaj që Bremen kërkon, 38 milionë euro.

Por megjithëse Napoli është një klub i madh, të kaltrit e Gattusos janë larg Champions League vitin e ardhshëm dhe kjo ndoshta nuk do të bindë lojtarin, që dëshiron të provojë ndjesinë e të luajturit në trofeun më prestigjoz.

Flash Lajme

Më të lexuarat