Raportimet e shumta nga mediumet angleze bëjnë me dije se Liga Premier do të rifillojë nga 17 qershori.

Në takimin e mbajt sot, 20 klubet e Ligës Premier votuan në favor të rregulloreve, të njohur si “Project Restart”.

Sipas medieve të shumta këtë pasdite, klubet ishin të qarta dhe se ndeshjet do të rinisin nga e mërkura e 17 qershorit.

The Telegraph shkruan se githcka do të nis me dy ndeshje atë ditë, Aston Villa-Sheffield United dhe Manchester City-Arsenal.

Më këto ndeshje do të mbyllen ndeshjet e javës së 29-të dhe pas tri ditësh më 20 qershor dhe të luajnë të gjitha 20 klubet, ku pretendohet mbyllja e sezonit më 1 gusht.

Edhe pse Anglia ka një numër të lartë vdekjesh nga COVID-19 dhe aktualisht ka më shumë vdekje të përditshme dhe raste të reja se vendet tjera, futbolli i saj po merr një qasje më të lirshme në protokollin mjekësor.

Periudha e karantinës nëse një lojtar testohet pozitiv në Britani është shtatë ditë, krahasuar me 14 në Itali. /Telegrafi/

Flash Lajme

Më të lexuarat