Pas zyrtarizimeve nga ana e të dy klubeve, janë zbuluar edhe detajet financiare të operacionit më të rëndësishëm në këtë dritare te tregut të transferimeve. Arthur Melo te Juventus dhe Miralem Pjanic te Barcelona duket si zgjidhja më e mirë për të gjithë.

Si kampionët në fuqi të Serie A, ashtu edhe ata të La Liga kanë përfituar nga ana financiare. Kështu, mesfushori brazilian kalon te “Zonja e Vjetër”, I vlerësuat 72 milion euro plus 1o të tjera bonus.

Ai ka firmosur deri në vitin 2025 për 5 milion euro në sezon. Arthur Melo u transferua përpara një viti te Barcelona nga Gremio për 31 milion euro dhe 9 të tjera bonus. Kjo do të thotë një plusvalencë e rëndësishme për klubin katalunjas. I njëjti diskutim edhe për Juventus, që me largimin e Pjanic siguron një plusvalencë prej 41.8 milion euro.

Mesfushori boshnjak do të transferohet në fund të sezonit te Barcelona I vlerësuar 60 milion euro plus 5 milion euro bonus. Duke parë moshën e tij 30-vjeçare, futbollisti ka firmosur kontratën e jetës, të vlefshme deri në vitin 2024 me 12 milion euro në sezon përfshirë bonuset. Po ashtu, Pjanic lidhet me klubit katalunjas edhe nga një klauzolë e çmendur 400 milion euro.

Tags:ArthurPjanic

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All