Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se klubi i tij nuk do të shpenzojë shuma të mëdha për të përforcuar ekipin gjatë verës.

Kjo do të bëhet edhe për shkak të krizës së krijuar nga coronavirusi, pasi edhe kampionët janë prekur në aspektin financiar.

“Kam një skuadër të mirë dhe këtë e kemi dëshmuar këtë vit”.

“Sigurisht ekipi gjithmonë ka nevojë të përforcohet, mirëpo ne nuk mund të shpenzojmë miliona”, ka thënë Klopp.

Trajneri i Liverpoolit ka shtuar se në sezonin e ardhshëm do të shfrytëzojë edhe disa nga lojtarët e talentuar për t’u dhënë më shumë hapësirë.

Liverpooli do të fillojë shitjet këtë verë dhe nëse arrin të krijojë ndonjë buxhet atëherë do të futet për blerjen e ndonjë lojtari. /Telegrafi/

Flash Lajme

Më të lexuarat