Ylli i Arsenalit, Mesut Ozil do të mungojë në finalen e Kupës FA ndaj Chelseat pasi nuk ndodhet në Britani të Madhe.

Ozil ka dështuar të jetë i ftuar nga skuadra e Arsenalit që prej rikthimit të futbollit, derisa ishte prezent vetëm në stërvitje, shkruan “Zeri.info”.

Futbollisti më i paguar në skuadër nuk do të paraqitet në ndeshjen më të rëndësishme të edicionit për Arsenalin.

“Goal” raporton se 31-vjeçarit i është bërë e qartë të largohet nga vendi pasi nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Mikel Artetas për finalen e sotme në “Wembley”.

Besohet se Ozil është në Turqi këto ditë, aty ku do ta shikojë finalen Arsenal – Chelsea përmes televizorit. Ndryshe, Ozil ka qenë i lidhur së fundmi me një transferim në Turqi, aty edhe ku e ka prejardhjen.

Flash Lajme

Më të lexuarat