Juventusi thuhet se është shumë afër të fitojë garën për Raul Jimenez.

Wolverhampton Wanderers e di se do ta ketë të vështirë të mbajë lojtarin në skuadër, andaj do të shesin atë në këtë verë.

Sipas asaj që raporton AS, Zonja e Vjetër po e mposhtë konkurrencën e Manchester Unitedit, për të transferuar spanjollin.

29-vjeçari gjithnjë është lidhur me kalim në Old Trafford, por mediumi spanjoll raporton se kampioni i Serie A ka bindur lojtarin që të kalojë në Torino.

Jimenez në këtë edicion ka shënuar 27 gola në të gjitha garat për Wolvesin.

Flash Lajme

Më të lexuarat