Nesër në orën 20.45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Kombëtarja e Kosovës do të ballafaqohet me kampionin e Evropës në vitin 2004, Greqinë, në kuadër të xhiros së dytë të grupit 3 të Ligës së Kombeve në Divizionin C.

Bastet e ndryshme favorizojnë Greqinë për një nuancë ndaj Kosovës, që do t’i mungojnë një numër i madh i futbollistëve: Milot Rashica, Leart Paçarada, Benjamin Kololli, Elbasan Rashani, Hekuran Kryeziu dhe Herolind Shala.

“10Bet” për fitoren e Kosovës e ka koeficientin 3.20, për barazim 3.15 dhe 2.30 për triumfin e Greqisë.

“Bet365” favorizon Greqinë, e cila ka kuotën 2.30, ndërsa për barazim 3.20 dhe 3.10 për fitoren e Kosovës. “BetVictor” po ashtu e favorizon Greqinë, me koeficient 2.38, për barazim 3.13 dhe 3.13 për triumfin e Kosovës.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All