Sulmuesi më i ri Lacios Vedat Muriqi u ndal për herë të fundit në Turqi përpara se të nisej drejt Romës me avion.

Në një prononcim për mediat vendase në aeroportin “Ataturk” të Stambollit, 26-vjeçari deklaroi se zgjodhi të luante për Lacio pasi i përshtatet stilit të lojës.

Ndërkohë, ai shtoi se ëndrra e tij është të luaj në të ardhmen në një klub të madh europian.

”Stili im i lojës përshtatet me atë të Lacios. Ata luajnë me dy sulmues gjatë shumicës së ndeshjeve të sezonit. Thanë se kanë nevojë për një sulmues të ri si unë. Dhe pranova. Në fillim vjen suksesi i ekipit, pastaj ai individual”, tha sulmuesi kosovar.

Muriqi do të kryejë vizitat mjekësore dhe do të firmosë si blerja më e re e Lacios.

Flash Lajme

Më të lexuarat