Sulmuesi i Leicester City, Jamie Vardy, po kalon një formë të shkëlqyer. Anglezi arriti të shënojë dy gola në ndeshjen e parë të kampionatit, që “Dhelprat” e fituan me rezultatin 0-3 kundër West Bromwich Albion.

Tashmë bomberi i kombëtares angleze mund të krahasohet me sulmuesit më të mirë të Premier League, madje ai ka bërë më mirë se një prej tyre. Bëhet fjalë për legjendën e Chelsea, Didier Drogba.

Ish-lojtari nga Bregu i Fildishtë numëron 254 ndeshje në kampionatin anglez dhe ka shënuar 104 gola me blutë e Londrës. Ndërsa Vardy ka shënuar një gol më shumë dhe këtë gjë e ka arritur duke luajtur 42 ndeshje më pak se Drogba.

33-vjeçari ka zhvilluar 212 ndeshje në Premier League dhe ka realizuar plot 105 gola. Kujtojmë që në sezonin e shkuar ai u shpall dhe golashënuesi më i mirë në Angli. Leicester është me fat që e ka atë, pasi Jamie është vërtetë një makineri golash.

Jamie Vardy has now scored more Premier League goals than Didier Drogba 😮😮😮

Vardy
🏟 212 Games
⚽️ 105 Goals

Drogba
🏟 254 Games
⚽️ 104 Goals #lcfcpic.twitter.com/IQOq1JwbzO

— The LCFC Stat Man 📈 (@TheLCFCStatMan) September 14, 2020

/abcnews.al

Tags:Jamie Vardysulmuesi

Flash Lajme

Më të lexuarat