Kylian Mbapppe ka ide të qarta për të ardhmen e tij: Do të jetë në Madrid dhe me Zidane në krye. Siç ka raportuar “The Times”, ai tashmë i ka thënë PSG-së se verën e vitit 2021 dëshiron të largohet nga klubi parizien, me të cilin do t’i mbetej edhe një vit nga kontrata e tij (deri më 30 qershor 2022).

Arsyet janë mbi të gjitha futbollistike dhe personale. Por cilat janë arsyet:

Admirimi për Zidane – Që kur ishte fëmijë, Kylian i vogël kishte një përkushtim ndaj Zidane. Mbappe erdhi në jetë vetëm pesë muaj pasi Franca fitoi Kupën e Botës 1998, duke mundur Brazilin e Ronaldos dhe Roberto Carlos (3-0), në një finale me dopietë të Zidane. Duke e pasur idhull, që fëmijë donte ta takonte “Zizou”. Ëndrra e tij u përmbush 12 vite më parë, kur Kylian bëri foto me ikonën franceze të futbollit, pas një takimi bamirësie të veteranëve. Në moshën 14 vjeç, Kylian i ri pothuajse nënshkroi për Real Madridin. Ai bëri foto në “Valdebebas” edhe me idhullin tjetër të madh, Cristiano Ronaldo. Në shtëpi kishte postera të të dyve, me fanellën e Real Madridit.

Objektivi Champions– Me Monaco luajti në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, duke qenë vendimtar me performancat e tij, pavarësisht se 18-vjeçar. Kjo zgjoi interesimin e Real Madrid dhe PSG-së, me parizienët që fituan “ankandin”. Ai ka luajtur ndeshje të tjera të rëndësishme të Ligës së Kampionëve me PSG, në të cilat nuk ka arritur ta ngrejë trofeun. Iu afrua edhe në Lisbonë, por Bayerni ishte i frikshëm. Reali është një klub ekspert për të arritur te trofeu me “veshë të mëdhenj”.

 “TOPI I ARTË” – Fitimi i Championsit në shumicën e rasteve shoqërohet edhe me “Topin e Artë”. Dështimet europiane të PSG-së e kanë “eklipsuar” Mbappé, i cili pavarësisht se fitoi Kupën e Botës 2018 me Francën (atë vit ishte i katërti në votim), nuk ka qenë asnjëherë afër trofeut individual më të lakmuar nga futbollistët. Kylian beson se Real Madrid ka një ndikim më të madh në futboll dhe media, kjo do ta ndihmojë atë të fitojë më në fund trofeun e lakmuar.

“Bernabeo” i ri – Mbappé e di në mënyrë të përsosur reformën ambicioze, me të cilën po përballet klubi spanjoll në stadiumin e vet, me një “Bernabéu” që më 2022 do të bëhet ndoshta stadiumi më modern dhe mbresëlënës në botë. Kylian ka parë projektin dhe e di se si do të duket ky impiant pasi të mbarojnë punimet. Dhe nëse gjithçka shkon mirë, mund të zbresë në fushë edhe me mbështetjen e tifozëve.

Si në shtëpi te Real Madridit – Përveç trajnerit që është patriot i tij, gjithashtu në dhomat e veshjeve do të takohet edhe me futbollistë të tjerë francezë si Varane, Benzema dhe Mendy, të cilëve mund t’iu shtohen Camavinga dhe Upamecano, objektivat e Perez për verën e vitit 2021. Një Real Madrid i stilit francez do ta lejonte Mbappé të integrohej me shpejtësi të plotë në një klub që synon ta bëjë atë CR7 e dekadës së ardhshme.

Tags:FrancezKylian Mbappesulmuesi

Flash Lajme

Më të lexuarat