Të enjten, VfL Wolfsburg do të luajë kundër Kukësit për raundin e dytë kualifikues të Europa League, teksa kjo do të jetë një sfidë e veçantë për Renato Steffen. Duke folur për mediat gjermane, ai ka treguar emocionet e kësaj sfidë jo të zakonshme.

“Gruaja ime vjen nga një vend, që është një orë larg nga Kukësi”, – shpjegon numri 8 i Wolfsburgut, i cili është martuar prej 15 muajsh. Në qershor të vitit të kaluar, Steffen dhe Qendresa e kurorëzuan lidhjen e tyre në martesë, pas pothuajse katër viteve marrëdhënieje.

“Buzëqeshja e saj, sensi i humorit. Unë e dua Qendresën aq shumë, sepse në një farë mënyre ajo është ashtu si unë”, – tha Steffen për “Schweizer Illustrierte” në atë kohë. Ndërkohë Qëndresa nuk i kurseu fjalët e mira për të: “Renato është bujar, gjithmonë sheh të mirat te njerëzit. Sytë e tij më lejojnë të shikoj drejtpërdrejt në shpirtin e tij të ndershëm”.

Shumë nga rreth 70 të ftuarit në dasmë kishin ardhur nga vendlindja e nuses. Nesër me siguri që do të kishte të ftuar nga njerëz të bashkëshortes, por për shkak të situatës së koronavirusit një gjë e tillë nuk do të ndodhë. “Gruaja ime mendon se është mëkat që ndeshja do të luhet pa spektatorë. Përndryshe, disa të afërm të saj do të kishin ardhur dhe unë do të kisha dhuruar nja 30 fanella”. Steffen nuk dëshiron të rrezikojë: “Kosova dhe Shqipëria janë ende të prekur keq nga Covid-19”.

Tags:futbollistinusja shqipttare

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All