Renova nga Xhepçishti i Tetovës nuk ka arritur që të kualifikohet në rrethin e tretë të Europa League.

Futbollistët e Renovës në cilësinë e vendasit pësuan humbje me rezultat 1:0 nga skuadra me renome kroate, Hajduku nga Spliti, në takimin që u zhvillua në stadiumin e FFM-së në Shkup.

Në minutën e 4-të, mos reagimi si duhet nga mbrojtja e skuadrës shqiptare, më së miri e ka shfrytëzuar Mijo Caktash, i cili nga afërsia me kokë ka shënuar në këndin e djathtë të portierit Velii.

Hajduku kualifikohet më tej, ndërsa Renova tregoi lojë të mirë por jo edhe të arrijë më të mirën!

Renova – Hajduku 0:1
Stadiumi i FFM-së në Shkup.
Gjyqtar: J. Pinheiro (Portugalia).
Kartona të verdhë: Gafuri, Abdulla, Gavazaj, Mishkovski – Vushkoviq, Jairo, Mujakiç, Todoroviq, Diamantakos.
Renova: Velii, Fetai (Muharem 46’), Mishkovski, Abdulla, Shala, Sadiki (Veliu 73’), Gavazaj, Velija, Gafuri, Shefiti dhe Ramadani.
Hajduku: Posavec, Todoroviq, Vushkoviq, Mujakiç, Colina, Nejashmiq (Atanasov 77’), Caktash, Juriq, Jairo (Jakolis 82’), Diamantakos dhe Gyurcso (Dolcek 66’).

Flash Lajme

Më të lexuarat