Pak më shumë se 1 muaj nga disfata e rëndë që i shkaktoi Barcelonës në Ligën e Kampionëve, skuadra e Bajern Munihut, me të njëjtën forcë “goditi” edhe Shalken në sfidën që ngriti siparin e Bundesligës për sezonin e ri.

Kampionët e Bundesligës i shënuan 8 gola Shalkes pa pësuar asnjë, si për të treguar se edhe në këtë sezon nuk do të kenë konkurrentë. D

ebutim përfekt për Leroj Sane, që shënoi një nga 8 golat e sfidës, por ai që që mori topin e ndeshjes në shtëpi ishte Gnabry, protagonist absolut i mbrëmjes me një tregolësh. Lojtarët e tjerë që shtuan emrin në listën e golashënuesve ishin: Goretzka, Levandovski, Myller dhe 17-vjeçari Musiala, një nga talentet që Hansi Flik gjeti rastin ta promovonte në Bundesligë.

Zhgënjim i madh për Schalken, që as në ëndrrën më të keqe nuk e kishte parë këtë disfatë të thellë që në ndeshjen startuese të Bundesligës.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All