Gareth Bale është rikthyer zyrtarisht te Tottenhami. Uellsiani do të vihet nën urdhrat e trajnerit Jose Mourinho në sezonin e ri për të harruar sezonet zhgënjyes te Reali.

Sulmuesi 31-vjeçar firmosi për një vit me “Spursat”.

Ai do të jetë i huazuar në kampionatin anglez të futbollit, sepse Tottenham nuk kishte mundësi të shpenzonte për të blerë kartonin e tij.

Gjithashtu është zyrtarizuar edhe Reguilon, për shifrën e 35 milionë eurove, teksa lojtari ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare. Reguilon do të mbajë numrin 3 në fanellë, udhëtoi për në Londër me një avion privat në pronësi të presidentit të Tottenham, Daniel Levy, së bashku me Gareth Bale, të premten në mëngjes.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All