Presidenti Meta ka vlerësuar katër futbollistë të shquar të “Partizanit” dhe të Ekipit tonë Kombëtar.

Presidenti i Meta i vlerësoi ata në një ceremoni solemne katër konkretisht Presidenti i Republikës i akordoi Mikel Jankut (pas vdekjes) Titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”.

Me Titullin “Mjeshtër i Madh” u vlerësuan Ilir Lame, Sulejman Starova dhe Ylli Shehu për kontributet e shquara si futbollistë të ekipit kryeqytetas “Partizani” dhe ato në Ekipin tonë Kombëtar.

Është shumë kënaqësi për mua të vlerësoj sot kontributin dhe karrierën e suksesshme por dhe të lavdishme të futbollistëve të njohur të ekipit ‘Partizani’ por dhe Ekipeve tona Kombëtare, ikonave të futbollit shqiptar:

Ilir Lame: Mesfushori i hekurt dhe i pamposhtur i Partizanit;

Sulejman Starovës: Futbollisti inteligjent dhe i gjithanshëm, por edhe trajner dhe drejtues i suksesshëm;

Ylli Shehu:Sulmuesi brilant dhe golashënuesi spektakolar;

si dhe të paharruarin Mikel Janku: “Mburoja” e portës së “Partizanit” dhe Ekipit Kombëtar, por edhe gazetari dhe analisti ekselent sportiv, që u nda nga jeta para pak kohësh.

Ju jam mirënjohës për ato kujtime të pashlyeshme, për ato emocione që keni përcjellë me lojën e talentin tuaj”, u shpreh Presidenti Ilir Meta.

1 of 9
-+

Kënaqësi shumë e veçantë për mua të vlerësoja sot kontributin dhe karrierën e suksesshme por dhe të lavdishme të…

Gepostet von Ilir Meta am Freitag, 16. Oktober 2020

Tags:futbollistepartizani

Flash Lajme

Më të lexuarat