Premier League rezervon pas pak minutash një super ndeshje mes Everton dhe Liverpoolit. Skuadra e Ancelottit kryeson kampionatin me pikë të plota 12 pas 4 javësh, ndërkohë që ekipi i Klopp pësoi një humbje shkuese në javën e fundit ndaj Aston Villa-s në shifrat 7-2.

Strategu ialian i ka besuar të njëjtës 11-she si në duelet e fundit duke aktivizuar James Rodriguez pas krahëve të Richarlison dhe Calvert-Leëin. Në krahun tjetër Klopp i beson trinomit magjik Mane-Salah dhe Frmino, ndërkohë që në mesfushë kabinën e regjisë do e drejtojë Thiago Alcantara.

Kjo ndeshje përveç se është një derbi, është një provë për të parë dhe forcën e vërtet të Evertonit që beson se mund të bëjë mrekullinë njëlloj si Leicester disa vite me parë. /R.Lika-Koha Jone/

Image

Flash Lajme

Më të lexuarat