Barcelona nuk ka arritur të përfitojë nga humbja e Real Madrid.

Katalanasit, në fakt, janë mundur 1-0 në shtëpinë e Getafe-s, që nuk fitonte kundër Barcelona-s në kampionat që nga viti 2011.

Messi me shokë kanë marrë një tjetër rezultat zhgënjyes pas barazimit 1-1 kundër Sevilla-s.

Goli që ka ndëshkuar Barcelona-n dhe i ka dhuruar tri pikët Getafe-s është realizuar në minutën e 56-të me penallti nga Mata.

Kjo humbje e lë skuadrën e Koeman në vendin e 9-të të renditjes me 7 pikë, ndërsa Getafe ka kapur Real-in dhe Cadiz-in në kreun e klasifikimit me 10 pikë.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All