Bojkoti i futbollit në Shqipëri më në fund ka marrë fund, teksa kampionati do të nisë më 4 nëntor.  Pas mbledhjes, presidenti i Ligës, Edvin Libohova është shprehur se për kërkesat ka një mbështetje në parim dhe shtoi më tej, se më vonë do të ketë një mbledhje tjetër, në rast se kërkesat nuk plotësohen.

“Ne kemi një mbështetje në parim nga qeveria. Është akoma proces në vazhdim, ligji i sponzorizimit, ne do të shikojmë në vazhdim dhe gjithçka do të jetë në të mirë të futbollit. Nëse zgjidhja nuk vjen, a do të ketë bojkot tjetër? Ne jemi në proces e sipër. Nëse nuk plotësohen kërkesat, atehërë do të ketë një vendim tjetër nga Liga apo edhe sportet e tjera. Bisedimet kanë qenë, që kanë çuar në një mirëkuptim, jemi në rrugën e duhur, për të plotësuar këto kërkesa.

Unë ka thënë, që nëse nuk realizohet kjo që po përpiqemi, unë nuk kam pse rri më këtu. Ne jemi akoma në proces e sipër. Nëse nuk e realizojmë këtë, atëherë unë nuk kam pse rri këtu. 3 pikat e para, ne kemi gjetur dakordësinë me Ministrinë e Financave. Thembra e Akilit është ligji i sponsorizimit, për të cilin po diskutojmë që të pranohet kërkesa jonë. Ka qenë prioritet rikthimi i futbollit. Premtimi i Ramës në 2019, është ky që po diskutojmë tani, pasi këto janë pjesë e debatit që janë bërë në marsin e kaluar.

Sinjalet nuk janë negative, për pikën e shmangies mbi tatimin e të ardhura, ka qenë e tillë, që nëse është e mirë kohëzgjatja prej dy vitesh. Nëse nuk mjaftojnë këto dy vite, mund të ketë një shtyrje tjetër. Kjo është opsionale për tu parë në vazhdim. Ndërsa për TVSH, 6% është i lidhur me shërbimet, nëse ato që ne kërkojmë, janë pjesë e shërbimeve që klubet kërkojnë, atëherë futet te paketa e shërbimeve dhe mund të quhet e zgjidhur.”, u shpreh Libohova.

Tags:Edvin Libohovafshffutbolli

Flash Lajme

Më të lexuarat