Berat Gjimshiti po kalon një moment të artë në karrierën e tij. Kundër Kazakistanit qendërmbrojtësi i njohur tregoi edhe njëherë nivelin e tij të lart, duke neutralizuar sulmuesit kazak, njëlloj siç në fakt ka bërë ndaj shumë yjeve në Seria A apo edhe në Champions me fanellën e Atalantës.

Së fundmi Observatori i Futbollit CIES ka publikuar një speciale për duelet ajrore në mbrojtje.

Në analizë janë marrë 10 kampionatet më të mira në Europë, me përqindjen më të lartë të dueleve në mbrojtje. Besojeni ose jo, por Berat Gjimshiti është mbrojtësi i dytë më i mirë në Europë në lidhje me këtë statistikë shumë domethënëse për repartin difensiv.

Qendërmbrojtësi ynë ka fituar 22 nga 23 duelet ajrore, ose 95.7%, e thënë shkurt dhe qartë: Thjeshtë perfekt. Një rritje e jashtëzakonshme që ka ndodhur për Gjimshitin nën drejtimin e trajnerit Gasperini, duke u kthyer në një nga pikat më të forta të skuadrës që cilësohet si më spektakolarja në Seria A.

Duke mbetur te studimi i CIES, vendi i parë mbahet nga Kurt Zouma me 26 nga 27 duele të fituar. Për çudi në vendin e tretë gjendet Harry Maguire me 27 nga 30 duele të fituara, ndërkohë që pas tij renditet Varane me 22 nga 25 duele të fituara në ajër. /Rozalb Lika-Koha Jone/

 

Tags:atalantaBerat GjimshitiMbrojtësi

Flash Lajme

Më të lexuarat