Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka folur në prag të sfidës kundër Atletico Madridit në “Wanda Metropolitana”.

Tekniku holandez ka folur për të ardhmen e Lionel Messit ku shpreson që argjentinasi të qëndrojnë në “Camp Nou”.

“Mendoj se Messi do të qëndrojë te Barcelona, pasi nuk e shoh dot larg këtij ekipi. Ka edhe një vit kontratë me ne, por nuk më takon mua ta bind të rinovojë. Gjithsesi besoj se do të qëndrojë”, tha fillimisht Koeman.

Rinovimi i Guardiolës? “Nëse ai është i lumtur, atëherë më vjen mirë edhe mua që ka rinovuar. Po bën një punë shumë të mirë, në një klub ku e trajtojnë shumë mirë, ndaj rinovimi ishte një hap i pritshëm për palët”, deklaroi tekniku holandez.

Flash Lajme

Më të lexuarat