Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i ka dërguar një letër, Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, për dijeni të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, duke tërhequr vërejtje për thirrjen e Asambleve të Jashtëzakonshme të KOKSH.

Në letrën në fjalë, presidenti i Federatës së Futbollit ka renditur aspektet e jashtëligjshme të gjithë këtij procesi dhe shkeljet e bëra. Gjithashtu, në këtë letër, theksohet se ky pseudo-njoftim me e-mail duhet minimalisht të shoqërohet nga rendi i ditës së Asamblesë së Përgjithshme, vendi, data, ora e mbajtjes si edhe të jetë i shoqëruar nga materiale përkatëse në mënyrë që anëtarët e KOKSH të kenë mundësi të ushtrojnë të drejtat që u njeh ligji dhe statuti i KOKSH.

Për këtë arsye, sipas kreut të FSHF-së, ky njoftim i dërguar me e-mail, nga persona jo kompetentë nuk mund të merret parasysh si i kryer në përputhje me ligjin, gjë e cila vetëm sa e thellon gjendjen e paligjshmërisë së KOKSH, shkruan Telesport.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All