Barcelona e Juventusi e kanë siguruar kalimin në fazën nokaut të Ligës së Kampionëve.

Barcelona sonte fitoi 4:0 si mysafire e Dynamo Kievit. Sergino Dets (52’), Martin Braithwaite (57’, 70’ penallti) dhe Antoine Griezmann (90+2’) shënuan për Barcelonën.

Juventusi ndërkohë ka arritur të kthehet nga disavantazhi 1:0 dhe të triumfoi 2:1 në shtëpi ndaj Ferencvarosit.

Myrto Uzuni (19’) realizoi për epërsinë e Ferencvarosit, ndërsa Cristiano Ronaldo (35’) dhe Alvaro Morata (90+2’) për Juventusin.

Pas katër xhirove në Grupin G, kryeson Barcelona me 12 pikë, tri më tepër se Juventusi që zë vendin e dytë. Dynamo Kievi e Ferencvarosi kanë nga një pikë.

Në Grupin H, Manchester Unitedi fitoi 4:1 në shtëpi ndaj Istanbul Bashakshehirit dhe i është afruar fazës nokaut. Bruno Fernandes (7’, 19’), Marcus Rashford (35’ penallti) dhe Daniel James (90+2’) shënuan për Unitedin, ndërsa për Bashakshehirin realizoi Deniz Turuc (75’).

Në ndeshjen tjetër të grupit Paris Saint-Germaini triumfoi 1:0 ndaj RB Leipzigut. Neymar (11’ penallti) realizoi golin e vetëm për Parisin.

Pas katër ndeshjeve kryeson Manchester Unitedi me 9 pikë, PSG-ja zë vendin e dytë me gjashtë pikë, sa i ka edhe Leipzigu që është i treti, Bashakshehiri zë vendin e fundit me tri pikë.

Borussia Dortmundi e Lazio kanë fituar bindshëm duke iu afruar kështu fazës nokaut të Ligës së Kampionëve.

Dortmundi triumfoi 3:0 në shtëpi ndaj Brugges. Erling Braut Haaland (18’, 60’) dhe Jadon Sancho (45+1’) realizuan për Dortmundin.

Lazio fitoi 3:1 në Romë ndaj Zenit St. Petersburgut. Ciro Immobile (3’, 55’ penallti) dhe Marco Parolo (22’) shënuan për Lazion, ndërsa Artem Dzyuba (25’) për Zenitin. Nga minuta e 81-të për Lazion u inkuadrua Vedat Muriqi.

Dortmundi pas 4 xhirove në Grupin F zë vendin e parë me nëntë pikë, Lazio zë vendin e dytë me tetë pikë, ndërsa Brugge është i treti me 4 pikë. Zeniti zë vendin e fundit me një pikë.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All