Luis Suarez ka qenë heroi i Barcelona-s në gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Mbretit.

Ai ka qenë autori i dy golave në fitoren 3-0 të marrë nga katalanasit në “Bernabeu”, duke lënë në hije edhe një si Leo Messi.

“Unë bashkëjetoj me kritikat dhe komplimentet. Jam i qetë, jap gjithmonë maksimumin në fushë dhe kam mbështetjen e skuadrës”, ka thënë Suarez në përfundim të ndeshjes, transmeton telesporti.

Në lidhje me ndeshjen dhe ecurinë e Barcelona-s: “E dinimi se do të kishim më shumë hapësira po të shënonim një gol dhe kështu ka ndodhur. Rezultatet tona mund t’i shohin të gjithë. Kemi 5/6 vite që arrijmë në finale”.

Flash Lajme

Më të lexuarat