Edi Rama përfundon në lupën e Jurgen Klop, trajnerit gjerman të Liverpulit që po udhëheq kampionatin gjerman dhe ka ngritur peshë tifozërinë e “The Reds”, që shpreson të fitojë titullin kampion pas 28 vitesh mungesë.

Klop i ka dedikuar një status në profilin e tij ne “Facebook” kryeministrit Rama, teksa shkruan se “me xhupin e Liverpulit, as Edi Rama tashmë nuk do të jetë më kurrë vetëm” referuar himnit të famshëm të Liverpulit “You’ll never walk alone”.

Gjithsesi trajneri Klop ndoshta nuk e di se Shqipëria është një nga vendet e Europës që ka ndaluar me ligj kompanitë e basteve, ndaj edhe xhupi që ka veshur Rama në një formë është i jashtëligjshëm pasi kompania “BetVictor” është e paaksesueshme në vendin tonë.

Flash Lajme

Më të lexuarat