Ndeshja e së dielës mes Kamzës dhe Laçit, ka prodhuar pamje të shëmtuara të dhunës të cilat janë dënuar gjerësisht, dhe për këto episode ka pasur edhe arrestime.

Drejtuesit e Kamzës do të dalin të mërkurën para gjykatës, për t’u njohur me masën e sigurisë.

4 persona që goditën arbitrin ende janë në kërkim, mdërsa policia e Shtetit, dhe Federata Shqiptare e Futbollit, kanë replikaur ashpër në deklarata zyrtare duke i hedhur “topin” njëra-tjetrës, për përgjegjësinë e dhunës.

Top Channel mëson se prokuroria e Tiranës ende nuk i ka marrë provat filmike edhe pse ato qarkullojnë në rrjetet sociale.

Nga pamjet, duket se të paktën drejtori sportiv i Kamzës, Andi Matraxhiu, i cili nuk është i përfshirë në goditjen e arbitrit, është arrestuar për të njëjtën vepër si persona  të tjerë që shihen ta godasin arbitrin./ Dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat