Manchester United është në emergjencë totale në prag të ndeshjes së kthimit të Champions League ndaj PSG, ku do të tentojë që të arrijë misionin e pamundur për të përmbysur humbjen 2-0 të duelit të parë.

Solskjaer, në fakt, ka probleme të shumta me dëmtimet dhe kualifikimet, teksa do të bëjë pa 10 futbollistë.

Në këtë mënyrë nuk do të jenë të gatshëm: Phil Jones, Antonio Valencia dhe Matteo Darmian, mesfushorët. Nemanja Matic, Juan Mata, Ander Herrera dhe Paul Pogba (i skualifikuar). Jesse Lingard, Anthony Martial dhe Alexis Sanchez kompletojnë listën e mungesave që shkojnë në 10 futbollistë, thuajse sa gjysma e skuadrës.

Për sfidën e kthimit janë grumbulluar: De Gea, Romero, Grant – Bailly, Dalot, Lindelof, Rojo, Shaw, Smalling, Williams, A. Young, Fred, Garner, Gomes, McTominay, Pereira, Chong, Greenëood, Lukaku, Rashford. /Koha Jone/

Flash Lajme

Më të lexuarat