Juventus siguroi fitoren e 23 në këtë në Seria A në fundjavë ndaj Napolit duke e dërguar në 16 pikë diferencën me ta. Vendasit mbetën me 10 futbollistë pas daljes me karton të kuq në minutën e 25-të pas një faulli ndaj Ronaldos.

Në fillimin e fraksionit të dytë, të dyja skuadrat u baraspeshuan sa i përket numrit të futbollistëve pas daljes me karton të kuq të Pjanic. José Callejón riktheheu në lojë Napolin në minutën e 60-të, teksa Napoli shtoi presionin në kërkim të golit dytë.

Cristiano Ronaldo nuk e ka pritur aspak mirë presionin e skuadrës së Ancelotti-t, teksa në disa momente i ka kërkuar Allegrit që skuadra të zhvendoset në sulm. Këto janë pakënaqësit e para të futbollistit portugez në Torinos, pasi i pëlqen një lojë sulmuese. /Koha Jone/

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All