Kanë startuar sonte në mbrëmje ndeshjet e kthimit të fazës së 1/8-ve në Champions League. Pas fitore 2-1 në Amsterdam, Real Madrid do të kërkojë që të ruajë këtë avantazh në “Santiago Bernabeo”.

Dortmundi ndërkohë do të provojë përmbysjen e “pamundur” ndaj Tottenhamit pas humbjes 3-0 në duelin e parë.

Real Madrid-Ajax 1-4 (2-1)

  • 7’ 0-1 Ajaxi e ka nisur në mënyrë të frikshme duelin ndaj Realit. Pas një topi të humbur Tadic shërben mjaft mirë për Ziyech, i cili me një goditje të saktë me të majtën ka arritur që ta çojë topin në rrjetë
  • 17’ 0-2 Tadic dhuron spektakël teksa me një veprim të bukur nxjerrë vetëm përballë portierit Neres, i cili e ka të thjeshtë për të mposhtur portierin Courtois
  • 62’ 0-3 Ajax vijon të dhurojë spektakël ndaj Realit, teksa ka gjetur edhe golin e tretë pas një aksioni fantastik. Tadic ka konkretizuar një aksion në mënyrën më të mirë të mundshme duke e cuar topin në trekëndësh
  • 65’ 1-3 Real Madrid reagon menjëherë duke gjetur golin e parë me Asension, duke ngushtuar shifrat dhe duke ndezur shpresat
  • 72’ 1-4 Ajax nuk ka të ndalur. Skuadra holandeze ka shënuar një super gol nga goditja e dënimit me Schone, duke lënë të shtangur portierin Courtois

Dortmund-Tottenham 0-1 (0-3)

  • 49’ 0-1 Tottenham i ka dhënë fund të gjitha shpresave të pakta të skuadrës së Dortmundit, teksa në fillimin e pjesës së dytë ka gjetur golin e avantazhit me Kane, i cili ka përfituar nga një përgjumje e mbrojtjes së ekipit gjerman

Flash Lajme

Më të lexuarat