Chelsea ka marrë një barazim 1-1 me shumë fat në duelin e radhës ndaj kundër Wolves-it. Miqtë që kanë zhbllokuar ndeshjen në minutën e 56-të me Raul Jimenez, golashënuesi më i mirë i ekipit të tij në këtë sezon të Premier League me 12 gola të shënuar.

Kur mendohej se londinezët do të largoheshin nga “Stamford Bridge” pa pikë, ka ardhur një magji e Eden Hazard në minutën e 92-të që ka fiksuar shifrat në 1-1.

Skuadra e ngjitur këtë vit nga Championship-i në Premier League po zhvillon një sezon shumë të mirë dhe ndodhet në vendin e 7-të të renditjes, 13 pikë larg vendit të gjashtë që mbahet pikërisht nga “Blutë”.

Ekipi i Maurizio Sarri-t, që ka grumbulluar 57 pikë pas 29 javëve kampionat, ka shpërdoruar një rast të artë për t’u ngjitur në vendin e katërt.

Flash Lajme

Më të lexuarat