Administratori i Deleguar i Interit, Beppe Marotta u ndal të flasë për situatën në kampin zikaltër, mbi të gjitha për çështjen “Icardi” dhe shanset për ta parë atë në fushë në derbin ndaj Milanit.

Në tërësi Marotta tha se në skuadër ka optimizëm të madh dhe në mënyrën si ai i menaxhon situatat përdorën mënyrën e shkopit dhe karotës (shpërblim dhe dënim), ashtu siç bën edhe me Mauro Icardin.

“Duhet të jemi të qetë, të përdorim shkopin dhe karotën. Gjërat duhet të zgjidhen me inteligjencë dhe me interes të përbashkët”, tha fillimisht drejtuesi zikaltër.

Dënim ndaj Icardit – “Nëse do arrinim në këtë pikë, do të ishte një dështim i madh”.

Icardi në derbi – “Nuk e di! Si një njeri i futbollit që jam, them se kjo mungesë e detyruar nuk e vendos atë në kushtet për të luajtur në ndeshje të rëndësishme nëse largohet nga grupi, në mënyrë të menjëhershme. Në fund vendos trajneri”.

Afërsia me Spallettin – “Ne jemi të afërt, por jo sepse ai ka nevojë për të marrë dashuri, ne jemi sepse kemi të drejtë. Ne kemi dëshirë të fitojmë mes udhëheqjes, trajnerit dhe ekipit dhe detyra jonë është që ta transmetojmë këtë dëshirë. Nuk ka një situatë të veçantë, ka probleme në çdo ekip. Këto janë dinamika të futbollit dhe ndoshta edhe bukuria e futbollit”.

Flash Lajme

Më të lexuarat