Shkëlzen Gashi ishte pjesë e Colorado Rapids derisa klubi amerikan vendosi që ta largonte gjatë këtij sezoni. Fillimi ishte pozitiv, por aventura e tij u mbyll në start të këtij, kjo edhe për shkak të pagës së lartë që ai përfitonte.

Në një prononcim të shkurtër për “The Denver post”, futbollisti i kombëtares sonë shprehet se e kishte kuptuar më parë këtë situatë.

“Nga fillimi i parapërgatitjeve të sezonit kisha leje për tu stërvitur vetëm me skuadrën e të rinjve. Aty e kuptova se klubi dhe unë do të shkonim në rrugë të ndryshme. Megjithatë, edhe në këtë situatë qëndrova si profesionist, madje shënova dy gola në 2 ndeshje”, deklaroi Gashi.

Flash Lajme

Më të lexuarat